OLIVINITI
✤ Shkëmb magmatik intruziv, monomineral, i përbërë nga olivini (Mg,Fe) SiO^. Ky i fundit është minerali kryesor formues i shkëmbinjve ultrabazikë, sidomos i dunitit dhe peridotitit dhe një nga mineralet më të përhapura në shkëmbinjtë bazikë, si gabro, diabaz etj. Përmbajtja e lartë e forsteritit bën që edhe O. të jetë shkëmb magnezial. O. paraqitet në trajtë trupash thjerrëzorë të zgjatur ose në grumbullime të çrregullta e me përmasa të ndryshme brenda peridotiteve e duniteve. Kur është i freskët O. ka ngjyrë të gjelbër e limoni. Falë përmbajtjes së lartë të magneziumit, është lëndë zjarrduruese dhe përdoret kryesisht për prodhimin e tullave të tilla, si gur zbukurimi etj. Në Shqipëri O. nxirret në vendburimin e Kalimashit (Kukës), ku formon trupa të çrregullt në masivin e duniteve. Përmban 45-48% oksid magneziumi. Përqendrime të O. ka edhe në rrethin e Pukës, të Tropojës, të Librazhdit etj., brenda masiveve të shkëmbinjve ultrabazikë.
(I. N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Oliviniti
[cite]