OPERACIONI I FASHISTËVE ITALIANË NË PEZË


OPERACIONI I FASHISTËVE ITALIANË NË PEZË
✤ (13-18.6.1943). Operacioni i dytë dhe më i madhi që kryen fashistët italianë në këtë zonë. Morën pjesë forca kryesore të divizionit «Brenero», regjimenti i kalorësisë «Firence», gjashtë batalione këmishëzinjsh clhe një grup karabinierësh, gjithsej rreth 14.000 veta. Për drejtimin e operacionit u ngarkuan komandanti i Korparmatës IV gjeneral K. Spatako dhe komandanti i divizionit «Brenero». Çeta Partizane e Pezës së bashku me vullnetarët arrinte në 500 veta. Operacioni filloi më 13 qershor 1943. Përpjekja e parë ndodhi në Qafën e Belbës, ku partizanët vranë edhe kolonelin De Bartolomeo. Fashistët nuk mundën të depërtonin ditën e parë të operacionit në thellësi të Pezës. Ditën tjetër forcat e armikut çanë në drejtimin e Kavajës e të Rrogozhjnës. Forcat partizane i goditën armiqtë në befasi disa herë në Gror, në Fjollë, në Pajon, në Shpat të Vrapit. Më 16 qershor forcat partizane kryen një aksion tepër të vështirë për shpëtimin e popullatës së Pezës të fshehur në pyllin e Fjollës, një pjesë e së cilës, më pas, me udhëzim të Komitetit Qarkor të PKSH për Tiranën, u strehua në qytetin e Tiranës. Armiqtë vjjuan operacionin në Pezë deri më 18 aershor, por pa ia arritur qëllimit, duke lënë mbi 300 të vrarë e të plagosur, Çeta e Pezës doli më e kalitur nga luftimet që zhvilloi dhe i shtoi radhët me shumë partizanë të rinj, me të cilët u krijua një çetë e re. Gjatë operacjonit ushtria italiane dogji në zonën e Pezës edhe 400 shtëpi të tjera, vrau 18 burra, gra e fëmijë, grabiti 3000 krerë bagëti të imëta dhe 500 të trasha. (M. II.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Operacioni I Fashistëve Italianë Në Pezë


[cite]