ORA E MALEVE


ORA E MALEVE
✤ (1923). Gazetë e përj avshme politike, shoqërore, ekonomike e letrare. U botua në Shkodër, numri i parë doli më 15.4.1923, vijoi deri në dhjetor 1924. Botoi shkrime për gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, në veçanti për prefekturën e Shkodrës. Një varg artikujsh iu kushtuan çështjes së sigurimit të tërësisë tokësore dhe caktimit përfundimtar të kufijve të vendit. Gazeta i bëri jehonë fjalës së deputetëve të opozitës në , Këshillin Kombëtar. Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi etj. e përdorën atë për të shprehur pikëpamjet e veta atdhetare, demokratike. Gjatë fushatës së zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese (1923) u bë zëdhënëse e grupit opozitar me të njëjtin emër si gazeta. Propagandoi fitoren e Revolucionit Demokratiko-borgjez të Qershorit 1924 si dhe programin e veprimtarinë e qeverisë së Fan Nolit. Por më pas, si zëdhënëse e rretheve të borgjezisë e nën ndikimin e klerit katolik, mbrojti pikëpamje politike dhe ideologjike antikombëtare e reaksionare.

(R.Li.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ora E Maleve


[cite]