ORGANET UDHËHEQËSE TË PPSH


ORGANET UDHËHEQËSE TË PPSH
✤ Sistemi i organeve që udhëheqin PPSH, pjesë përbërëse e ndërtimit organizativ të saj, ku përfshihen: byroja ose sekretari (për organizatat-bazë); konferenca, komiteti, komisioni i kontrollit e i revizionimit, byroja dhe sekretarët (për organizatat e Partisë të rretheve, të rajoneve dhe të reparteve e të njësive ushtarake); Kongresi, Komiteti Qendror, Komisioni Qendror i Kontrollit dhe i Revizionimit, Byroja Politike dhe Sekretariati (për të gjithë Partinë). PPSH që nga themelimi e vazhdimisht i ka dhënë rëndësi të madhe revolucionarizimit të vazhdueshëm të jetës e të veprimtarisë së organeve udhëheqëse të saj; janë marrë masa për përmirësimin e përbërjes shoqërore të tyre, për përsosjen e metodës së punës në to, për vendosjen e raporteve të drejta ndërmjet plenumeve dhe byrove, aparateve dhe organeve të zgjedhura etj. Këfo masa, që përhëjnë një kontribut të ri në pasurimin e zhvillimin e mëtejshëm të teorisë marksiste-leniniste mbi ndërtimin e Partisë së klasës punëtore, kanë rritur e forcuar pa ndërprerje rolin udhëheqës të këtyre organeve dhe të Partisë në tërësi.

(P. SH.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Organet Udhëheqëse Të Ppsh


[cite]