ORKESTRA FRYMORE E USHTRISË POPULLORE
✤ Trupë artistike profesioniste e Ushtrisë Popullore. U krijua më 18 tetor 1944 në fshatin Priskë të Tiranës, ku me urdhër të Shtabit të Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, u grumbullua një grup i madh muzikantësh partizanë dhe u formua orkestra frymore e këtij formacioni të madh partizan. Pas Çlirimit kjo orkestër u plotësua me të gjithë elementet e nevojshme. Në fillim u quajt Orkestra frymore e Ushtrisë Koinbëtare dhe më vonë Orkestra frymore e Ushtrisë Popullore. (D. T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Orkestra Frymore E Ushtrisë Popullore
[cite]