OSNATI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (J) në zonën malore të Gorës. Është qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat Niçë e Stërkanj. Popullsia gjithsej 1500 banox-ë. O. ka marrë pjesë në Luftën ANÇ, 3 km larg fshatit te Guri i Kamjes është zhvilluar një betejë e ashpër midis njësive partizane dhe forcave naziste gjermane. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Koop. e bashkuar u formua më 1961. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. O. ka qendër shëndetësore, shkollë 8-vjeçare, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Osnati


[cite]