OSTRENI
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kojavec, Lejçan, Orzhanovë e Radovesh; popullsia gjithsej 3542 banorë. Është qendër e vjetër banimi. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. O. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1969. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e pemëtarinë. O. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, ambulancë, njësi të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ostreni
[cite]