5 MAJI
✤ Dita e dëshmorëve. Ditë e shënuar në jetën e popullit dhe të atdheut tonë. Në përkujtim të 5 Majit 1942, ditës kur ra heroikisht në Tiranë Qemal Stafa (shih), me vendim të KQ të PPSH dhe të KM të RPS të Shqipërisë 5 Maji është shpallur si Dita e Dëshmorëve. Për herë të parë kjo ditë u përkujtua më 5 maj 1945 në Tiranë me një miting që u organizua në sheshin ku është vendosur busti i Qemal Stafës.

(Th.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – 5 Maji


[cite]