OSUMI
✤ Lumë në Shqipërinë e Mesme, degë kryesore e Semanit (shih), me gjatësi 161 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2150 knr, lartësi mesatare 828 m. Formohet nga bashkimi i përrenjve të shumtë që rrjedhin nga shpatet J të masivit malor të Vithkuqit dhe shpatet P të Gramozit. Pikënisja është 1. i vogël i Leshnjës, që pasi del në pllajën e Kolonjës, merr emrin Osum. Pas bashkimit të përrenjve të Leshnjës dhe të Kalepakës e derisa del në Skrapar, O. merr ujërat e shumë përrenjve malorë (të Viligës, Gostivishtit, Kalaveshit, Stravekës etj). Kur del në fushë, në luginën e gjerë të Beratit, pasi merr edhe ujërat e përroit të Velabishtit dhe ato të përroit të Lapardhasë, O. bashkohet me lumin Devoll. Pellgu i O. në pjesën e sipërme është i përbërë nga shkëmbinj gëlqerorë dhe magmatikë, me ujëra nëntokësore, në pjesën e mesme të pellgut ka flish e sidomos gëlqerorë të karstëzuar, prej të cilëve dalin edhe burime të fuqishme si ai i Guakut, Bogovës, Urës Vajgurore etj. Prurja mesatare shumëvjeçare e O. në derdhje është m3/sek. me një modul rrjedhjeje të ulët prej 1/sek për km2. Prurja maksimale me përsë-ritje 1 herë në 100 vjet është 1370 m3/sek. Sasia e lëndëve të ngurta pezull që transporton O. është mesatarisht 3.6 milionë tonë në vit. Ujërat kanë mineralizim mesatar 345 mg/lit, me temp. mujore që ndryshon nga 6.3° në janar deri në 21.8°C në gusht.

(N.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Osumi


[cite]