PËRROI I HOLTËS


PËRROI I HOLTËS
✤ Degë e Devollit, që rrjedh në VP të rrethit të Gramshit, me gjatësi 31.3 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 227 km!, lartësi mesatare 899 m, me rrjedhje të rrëmbyer. Fillon në malet e Shpatit dhe pellgu i tij në pjesën më të sipërme përbëhet nga shkëmbinj magmatikë, ndërsa pjesa tjetër është e ndërtuar nga flishi ahe më pak nga gëlqerorët, në të cilët P. i H. në grykën e Kabashit ka çarë një kanion të bukur. Aty merr ujërat e dy burimeve të mëdha, nga zë cilët njëri është pak i sulfuruar. Në Drizë, pak para se të derdhet në Devoll, P. i H. merr ujërat e përroit të Kkyegurit dhe kalon në një shtrat të gjerë zhavorishtesh. Ka prurje mesatare 5.75 m5/sek (në derdhje). Ka ujëra të ftohta e të pastra ku rritet edhe trofta. Në dimrin e 1943-1944 duke çarë rrethimin gjermano-hallist kaloi P. e H. një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm me sh. Enver Hoxha në krye.

(R.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përroi I Holtës


[cite]