PËRVOJA E PËRPARUAR
✤ Tipar revolucionar i njeriut të shoqërisë socialiste që përfaqëson forcën e shembullit pozitiv praktik, që thyen mendësitë dhe normat e vjetra, që formon bindje e çliron energji të reja të pashtershme për realizimin e detyrave, për shtimin e prodhimit. P. e P. ndeshet kudo: në qëndrimin ndaj pronës e punës shoqërore; në. shtimin e prodhimit dhe rritjen e rendimentit të punës; në ndërtimin shpejt, mirë e lirë; në ngritjen e nivelit kulturor e tekniko-profesional; në ‘Sjelljet e denja në shoqëri e familje; në luftën kundër shfaqjeve të huaja etj. Bartësit e kësaj përvoje janë njerëzit e përparuar, më të ndërgjegjshëm, me një horizont më të gjerë dijesh, me aftësi tekniko-profesionale më të larta, të cilët dalin në pararojë dhe shërbejnë si shembull frymëzimi për të tjerët.
(V.Po.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Përvoja E Përparuar
[cite]