PALLATI I SPORTIT


PALLATI I SPORTIT
✤ Ndërtesë e madhe me një staclium të mbuluar dhe me mjedise të tjera ndihmëse, ku zhvillohen ndeshje të lojërave me dorë, gjimnastikë, mundje etj. edhe organizohen shfaqje fizkulturore ose veprimtari të tjeramasive. Salla kryesore ka zakonisht përmasat 40×45 m. Para Çlirimit në Shqipëri nuk kishte asnjë P. S. Sot ka 6 P. S. me të gjitha pajisjet dhe mjediset e përshtatshme me mbi 2000 vende: në Tiranë P. i S. «Partizani» ngritur më 1963 me 2700 vende, në Shkodër (1970), në Elbasan (1980), në Vlorë (1979), në Korçë «24 Tetori» (1976), dhe në Durrës P. i S. «Punëtori» (1970).

(I.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pallati I Sportit


[cite]