PAPAKRISTO SOTIR
✤ (1887-1979). Veprimtar i arsimit, autor veprash pedagogjike dhe përkthyes. Gjatë viteve 1927-1933 shërbeu si drejtor administrativ i Liceut të Korçës, ku dha një ndihmesë të çmueshme dhe në vitet 1933-1939 si pedagog e drejtues i Institutit Femëror të Tiranës. Më 1928 botoi «Qeverimi i fëmijëve në shkollë». Me Çlirimin e vendit u emërua pedagog në shkollën pedagogjike «17 Nëntori» të Tiranës dhe më pas ishte punonjës shkencor. Shqipëroi vepra të autorëve kryesorë të letërsisë së vjetër greke, si të Eskilit, Sofokliut, Aristofanit, Aristotelit etj.
(Si.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Papakristo Sotir
[cite]