PARQET E ÇLODHJES DHE TË KULTURËS


PARQET E ÇLODHJES DHE TË KULTURËS
✤ Sipërfaqe toke në pjesën më të madhe të gjelbëruara me drurë, shkurre, lule e bar, të sistemuara me rrugë e sheshe pushimi dhe të pajisura me objekte social-kulturore, fusha sportive, mjedise argëtimi etj., që shërbejnë për pushimin çlodhjen dhe argëtimin e popullit. Në Shqipëri janë ngritur vetëm pas Çlirimit dhe sot ka në çdo qytet. Ndër parqet më të njohura janë: «Rinia», «N. Frashëri», «Parku Qendror», në Tiranë, «Rinia» në Korçë e në Vlorë, parku buzë liqenit dhe ai i «Drilonit» në Pogradec, parku i «Viroit» në Gjirokastër, parku i Durrësit, i Beratit, i Elbasanit etj. P. i Ç. dhe i K. më i madh i vendit tonë është ai i Tiranës.

(V.Ja.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Parqet E Çlodhjes Dhe Të Kulturës


[cite]