PASURIMI I MINERALEVE TË DOBISHME


PASURIMI I MINERALEVE TË DOBISHME
✤ Degë e industrisë minerare, që merret me përpunimin e parë të xeherorëve për t’i shndërruar në produkte me vlerë më të madhe teknologjike dhe të përdorshme nga metalurgjia e ind. të tjera. P. i M. të D. bëhet kryesisht me përpunim mekanik të xeherorëve për të ndarë mineralet e ndryshme dhe për të rritur përmbajtjen e përbërsave të dobishëm. . Në Shqipëri kjo degë e industrisë u ngrit dhe u zhvillua vetëm pas Çlirimit. Përpjekjet e mëparshme nga të huajt për të vënë në punë impiante pasurimi dështuan. Më 1961 filloi nga puna në Kurbnesh fabrika e parë e pasurimit për xeherorët e varfër të bakrit. Pas 1972 nis periudha e zgjerimit të ndjeshëm të fabrikave të pasurimit dhe të produkteve të përpunuara. U ndërtuan 13 fabrika e impiante, vëllimi i mineraleve të pasuruara më 1983 u rrit disa qindra herë kundrejt vitit 1961. Sot pasurohet 70% e mineraleve të bakrit, 42% të kromit, 30% të hekurnikelit. Në të ardhmen pasurimi i tyre do të rritet, do të shtohet edhe pasurimi i qymyrgurit, kuarcit, feldspateve etj. Është rritur cilësia e kc-ncentrateve dhe rikuperimi i metaleve, që në disa fabrika flotimi kalon vlerën 80%. Studimet teknoiogjike, projektet e fabrikave të pasurimit dhe prodhimi i shumicës së makinerive e pajisjeve për fabrikat bëhen në vend. Fabrika pasurimi për bakrin janë ngritur në Rehovë e Fushë-Arrëz, për kromin në Kalimash, për kuarcitet në Laç etj.

Pasurohen kromitet, hekurnikeli, qymyret, rërat bregdetare etj, kryesisht me metoda gravitative, rërat kuarcdre dhe hekurnikeli me metodat magnetike-elektrike, xeherorët e varfër e me përbërje të ndërlikuar e sidomos xeherorët e bakrit dhe granitet me metodat e flotimit.

Perspektivat e mundësitë e zhvillimit të kësaj dege të ind, në vend janë të mëdha. Kongresi i 8-të i PPSH ka përcaktuar orientimet që të zgjerohet vëllimi i lëndëve të para të pasuruara, të rritet shkalla e përfitimit të elementeve të dobishme, të zgjerohet gama e mineraleve që do të pasurohen dhe të zbatohen teknologji bashkëkohore. Për studimet dhe projektet japin ndihmesë Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Teknologjike të Mineraleve në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të UT, ku përgatiten edhe kuadro në degën e pasurimit.

(M.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pasurimi I Mineraleve Të Dobishme


[cite]