PATA
✤ (Anser anser domestica). Shpend i familjes Anatidae me qafë të gjatë, me këmbë të shkurtëra e gishtrinj të bashkuar nga një membranë notuese, me trup të mbuluar nga një shtresë me push që e mbron nga të ftohtit, me peshë 5-8 kg, kurse patoku 6-10 kg. Megjithëse është bërë shtëpiake më përpara se çdo lloj shpendi tjetër numri i racave të patave të krijuara është shumë më i vogël se ai i pulave; P. është me prejardhje nga P. e egër e hirtë (Anser anser). Mishi i P. përmban rreth 16% proteina dhe më shumë se 30% yndyrë. Vlerë të posaçme kanë mëlçitë e tyre, pesha e të cilave në disa raste arrin edhe 1-1.2 kg. Në Shqipëri rritet në numër të pakët në disa ekonomi kooperativiste të zonës fushore. (Q.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pata


[cite]