PATATJA
✤ (Solanum tuberosum L.). Bimë barishtore njëvjeçare e familjes solanore (Solanaceae) me kërcell të degëzuar 0.5-1 m të . lartë, me gjethe të përbëra me 3-5 palë gjethëza tekpendcre vezake të lëmuara ose të rrudhosura, me lule të bardha, trëndafili, vjollcë në trajtë sferike. Bën fryt rrushk të gjelbër, deri në të purpurt me fara të vogla si veshkë e shtypur. Zhardhoku me ngjyrë kafe në të verdhë ka tul të bardhë, të verdhë etj. dhe forma të n’dryshme sipas kultivarit. P. është me prejardhje nga Kili. Në Shqipëri P. ka filluar të kultivohet në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Sot mbillet në të gjitha rrethet, kryesisht në Korçë, Dibër, Shkodër, Pogradec, Kukës etj. Për mbje’ilje të hershme dhe verore dallohen rrethet Sarandë, Fier, Lushnjë, Berat e Durrës. Në krahasim me v. 1938, sipërfaqja e mbjellë me P. sot është 35,7 herë më e madhe. Shumëzohet me zhardhokë, kultivimi me farë është i kufizuar. Kultivarët kryesorë në vend janë: Biza, Maji etj. (të hershëm), Shishtaveci, Mariela etj. (gjysmë të hershëm), Shqiponja, Divjaka (të mesëm), Ylli etj. (të vonë). P. është bimë me vlerë të madhe ekonomike. Zhardhokët përmbajnë sasi të mëdha karbohidratesh, kryesisht në formë amidoni, si dhe kripëra minerale, vitaminë C etj. Përdoret si ushqim në shumë forma. Ind. ushqimore nxjerr prej saj niseshte, alkool, de,kstrinë, glukozë etj. (A.Ok.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Patatja


[cite]