PATRIOTIZMI SOCIALIST


PATRIOTIZMI SOCIALIST
✤ Një nga kërkesat themelore të moralit komunist që lidhet me dasnurinë për atdheun socialist, me mbrojtjen e tij dhe të të gjitha fitoreve socialiste, të gjuhës dhe kulturës komhëtare, të traditave revolucionare të popullit në luftën e tij për liri, pavarësi, përparim e dije. Patriotizmi socialist është patriotizëm i një tipi të ri më të lartë, që mbështetet në botëkuptimin • marksist-leninist dhe ‘frymëzohet nga idealet e larta komuniste. Në të shkrihet organikisht dashuria për atdheun me besnikërinë ndaj çështjes së socializmit dhe komunizmit. Patriotizmi socialist shprehet në dashurinë e zjarrtë për Partinë, në gatishmërinë e lartë për të mbrojtur e forcuar vazhdimisht diktaturën e proletariatit, për të vënë të gjitha forcat e aftësitë në shcrbim të lulëzimit të atdheut, duke zbatuar parullën luftarake «Në një dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën». Patriotizmi socialist në shoqërinë tonë socialiste ka karakter masiv, revolucionar e të vetëdijshëm. Ai përhën një forcë të re lëvizëse të shoqërisë sonë dhe një tipar të pandarë të figurës moralo-politike të njeriut të ri të shoqërisë sonë socialiste. Patriotizmi socialist lidhet ngushtë me internacionalizmin proletar.

(I.El.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Patriotizmi Socialist


[cite]