PEDERSEN HOLGER
✤ (1867-1953). Gjuhëtar i shquar danez, indoevropianist me interesa shkencore të shumanshme, profesor në Universitetin e Kopenhagës, autor i një vargu veprash dhe studimesh me vlerë. Vëmendjen kryesore në fillim ia kushtoi gjuhës shqipe, por më pas u mor me gjuhë të tjera, sidomos me keltishten, armenishten etj„ duke dhënë ndihmesa të rëndësishme. Më 1893 vizitoi Shqipërinë e J.
Për gjuhën shqipe ka botuar disa studime me vlerë, si Kontribut për historinë e gjuhës shqipe (1894), Tingujt 1 të shqvpes (1897), Asnjanësi i shqipes (1899), Grykoret në gjuhën shqipe (1900), Shqip 1905 (Albanesisch 1905) etj. Me shumë interes është edhe vepra e iij Tekste shqipe me fjalor (1895), ku janë botuar disa përralla dhe këngë popullore. të shoqëruara me shënime gjuhësore dhe me një fjalor. Në këto studime H. P. ka dhënë ndihmesa të rëndësishme për çështje të vështira të fonetikës dhe të gramatikës historike të gjuhës shqipe. Ka dhënë mendime me vlerë për çështje të gjuhës shqipe edhe në vepra për gjuhë të tjera, si p.sh. në kryeveprën e tij Gramatikë krahasuese e gjuhëve kelte, Përemrat dëftorë të armenishtes së vjetër etj. H. Pederseni mbajti një qëndrim kritik objektiv ndaj mbivlerësimit të ndikimit ‘të huaj mbi gjuhën shqipe dhe i dha një rëndësi të veçantë studimit të zhvillimit historik të brendshëm të saj. Ai mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja.
(Sh.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pedersen Holger