PEDIATRIA
✤ Dega e mjekësisë që merret me mirërritjen, mjekimin dhe parandalimin e sëmundjeve të fëmijëve që nga lindja deri në moshën e pjekurisë. Në Shqipëri para Çlirimit ka pasur vetëm 5 mjekë pediatër dhe 30 shtretër për fëmijë pranë spitalit të përgjithshëm. Për shkak të kushteve të këqija ekonomike, të mungesës së njohurive mjekësore dhe të sëmundjeve të tilla si malaria, tuberkulozi, rakiti e shumë sëmundjeve ngjitëse vdekshmëria ishte shumë e lartë midis fëmijëve sidomos në moshën foshnjore. Pas Çlirimit shërhimi i P. u zgjerua dhe u përmirësua me shpejtësi. U hapën këshillimoret e gruas e të fëmijës në të gjitha qytetet e vendit e mandej në të gjitha fshatrat, të pajisura me kuadrin dhe bazën materiale të nevojshme. Më 1950 u hap spitali i parë pediatrik në Tiranë. Sot ka spitale P. dhe reparte pediatrike në të gjitha rrethet. Më 1965 u hap reparti i mjekimit intensiv në spitaiin e përgjithshëm të Tiranës. Më 1975 u ngrit bërthama e studimeve pediatrike. Si rrjedhim i masave të gjithanshme vdekshmëria foshnjore vjen vazhdimisht duke u ulur. Bërthama e studimeve pediatrike ka nxjerrë normat komhëtare të zhvillimit fizik e mendor si dhe standardet biometrike sipas moshave. Është hotuar më 1974 teksti i Selaudin Bekteshit «Pediatria» në dy vëUime. Si degë e veçantë e P. është zhvilluar neonatologjia, që trajton fëmijën prej çastit të lindjes deri në 20 ditë. Neonatologjia ka dy sektorë: atë të fëmijëve të pjekur që lindin me peshë mbi 2500 g dhe atë të fëmijëve të papjekur që lindin me peshë nën 2500 g., Reparte të neonatologisë shërbejnë pranë të gjitha spitaleve obstetrike-gjinekologjike.
Mirërritja e fëmijëve si degë e P. ka për qëllim rritjen e drejtuar të fëmijëve. Shoqëron anatominë, fiziologjinë, biokiminë, të ushqyerit, higjienën ahe mhrojtjen (profilaksinë) e fëmijëve prej çastit të lindjes deri në moshën e pubertetit, por sidomos në tri vjetët e parë të jetës. Institucion kryesor i mirërritjes së fëmijëve është këshillimorja e gruas dhe e fëmijës për fëmijët deri në 3 vjeç. Pas kësaj moshe fëmijët ndiqen nga mjekët pediatër të kopshteve, shkollave dhe të institucioneve shëndetësore. Ndër studiuesit që mund të përmenden për veprimtarinë e tyre organizuese, drejtuese e shkencore në P. janë: Jorgji Jorgoni, Hamdi Sulçebe, Selaudin Bekteshi, Roza Buda, Afërdita Gusho etj.
(Af.Gu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pediatria