PEKMEZI GJERGJ
✤ (1872-1838). Gjuhëtar shqiptar. Lindi në Tusliemisht të Pogradecit. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje. U vendos në Vjenë, ku u diplomua për filozofi dhe gjuhësi. Për një kohë të gjatë (1928-1938) aty dha mësimin e gjuhës shqipe në Universitet, u mor me mbledhjen e dokumenteve për historinë e Shqipërisë. Si bashkautor botoi Bibliograjia shqiptare (1909), dhe disa libra për mësimin dhe leximin e gjuhës shqipe. Vepra e tij kryesore është Gramalikë e gjuhës shqipe, botuar më 1908 gjermanisht Albanesische Grammatik, e cila ishte një ndër gramatikat më të plota të gjuhës së sotme shqipe, e njëkohësisht gramatikë historike e mbështetur në gjuhësinë krahasuese historike dhe me nivel të ngritur shkencor. Ajo u përdor për një kohë të gjatë si tekst kryesor në katedra e seminare të gjuhës shqipe brenda e jashtë Shqipërisë. Gj.P. mori pjesë edhe në Komisinë Letrare të -Shkodrës (shih).
(E.La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pekmezi Gjergj
[cite]