PELIKANI


PELIKANI
✤ (Pelecanus, L.) Shpend i familjes së pelikanëvë (Pelecanidae), më i madhi i faunës sonë, i cili me lirahë të hapura arrin afro 3 m, peshon 10-13 kg. Në vend njihen dy Uoj P. ai kaçurrel dhe P. rozë. P.kaçurrel (Pelecanus crispus Bruch), që njihet edhe me emrin laradash, është shpend joshtegtar, ka puplim të bardhë argjendi me nu40-50 cm të gjatë dhe gushë të pajisur rne trastë lëkurore të verdhë. Është i përhapur në Evropë dhe Azi. Vendi më perëndimor i ‘folezimit në Evropë është Divjaka. Jeton në brigjet e gjoleve bregdetare dhe në liqenet e Prespës ku ushqehet kryesisht me peshk. Jeton rreth 50 vjet. Bën 2-3 vezë, me lëvozhgë të bardhë, të gëlqerizuar, të cilat i ngrohin të dy «prindërit» për rreth 40 ditë. Të vegjlit, pas 75 ditëve fillojnë të fluturojnë. P., megjithëse dëmton ekonominë e peshkimit, mbrohet si shpend i rrallë. Pelikani rozë (P. onocrotalus L.) është një lloj tjetër me përmasa më të vogla. Është vizitor i rrallë dimëror në Shqipëri.

(F.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pelikani


[cite]