PELIONI
✤ Qytet ilir në krahinën e dasaretëve pranë lumit Eordai (Devoll i sotëm). Përmendet nga Arriani dhe Rufi si qendër e kryengritjes së krahinave lindore ilire të udhëhequra nga mbreti Klit, kundër sundimit maqedon më 335 p.e.r. I bëri ballë me sukses rrethimit të ushtrisë maqedone të udhëhequr nga Aleksandri i Maqedonisë, i cili në betejën e parë u thye pranë P. Në sulmin e dytë të befasishëm Aleksandri e detyroi Klitin të braktiste qytetin, pasi e dogji. Tit Livi e përmend sërish më 199 p.e.r. në fushatën e konsullit Sulpici kundër Maqedonisë L. Në kthim konsulli pushtoi me sulm Pelionin dhe vendosi një garnizon romak. Përshkrimi që i bëjnë vendit autorët antikë lejon të mendohet se P. ndodhej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir pranë fshatit Seleë e Poshtme të Pogradecit.
(N.C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pelioni
[cite]