PEMËT
✤ Drurë frutorë përgjithësisht gjetherënës që prodhojnë për shurnë vite. Sipas lartësisë së trungut P. grupohen në drurë dhe në shkurre (lajthia, shega etj.). Sipas përbërjes së frytit grupohen në farore (mollë, dardhë, ftua etj.), bërthamore (kumbull, pjeshkë, kajsi, qershi etj.), arrore (arrë, bajame, lajthi etj.), manore (man etj.) Një vend të veçantë midis tyre zënë agrumet (shih) rrushi (shih), ulliri (shih).

Fryti formohet në sythat frytorë që fillojnë të dallohen një vit më parë. Frutat kanë vlera ushqimore dhe sipas llojit e kultivarit përmbajnë sheqerna, kripëra minerale, acide organike, yndyrna, albumina, vitamina etj. Pemëtaria (shih) i jep gjithashtu lëndë të parë ind. ushqimore për prodhimin e llojeve të ndryshme të reçelit, kompostos, pijeve etj.

Para Çlirimit në Shqipëri kanë qenë më të përhapura pemishtet familjare me përzierje të shumë Ilojeve. Me krijimin e ndërmarrjeve bujqësore dhe kolektivizimin e bujqësisë pas Çlirimit morën përparësi pemishtet e mëdha industriale. Për krijimin e pemishteve janë përdorur kryesisht tokat e reja kodrinore e malore që kanë qenë më pak të përshtatshme për bimët e arave, mbi bazën e studimit dhe projektimit paraprak. Për to mbahen parasysh dhe bashkërendohen gjithë faktorët: sistemimi, kullimi dhe ujitja, rrjeti rrugor, përpjesëtimi midis llojeve e kultivarëve, mundësitë e mekanizimit, investimet dhe frytshmëria e tyre etj. Pemishte të mëdha industriale janë ato të Beratit, Dibrës, Tiranës, Korçës, Pogradecit etj. Midis tyre ka pemishte me një Uoj si ato me fiq në Uznovë të Beratit, me kumbulla në Tropojë, me mollë në Korçë e Kolonjë etj. Më 1983 kishte afro 16 milionë rrënjë drurësh frutorë, afro 5,3 milionë rrënjë ullinj, mbi 1,1 milionë rrënjë agrume, mbi 18 mijë ha vreshta etj. (M.Pe—R.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pemët


[cite]