PELLGU I DELVINËS
✤ Zonë fiziko-gjeografike në skajin më jugor të Shqipërisë, në rrethin e Sarandës. Ka trajtën e një grope të madhe të rre’juar nga të gjitha anët me vargmale gëlqerore nesozoike (sidomos në L e V). Në pjesën e brendshme ka fusha shumë të ulëta, të ndara nga kurrize kodrinore flishore. Më kryesoret ;anë: fusha e Vurgut; fusha e Mursisë (e . rinës) në J të liqenit të Butrintit deri rrëzë kodrave të Stilit (J) dhe malit të Milesë (L), që në P shtrihet deri në gjirin e Butrintit, dhe -s J te Çuka e Ajtoit, me reliev shumë të sheshtë. Përshkohet nga rrjedhja e ulët e 1. Pavlla (shih), që para Çlirimit e përmbyste krejtssisht, ndërsa tani e bonifikuar dhe e sistemuar piotësisht, është kthyer në një nga fushat më të zegatshme të vendit, ku mbillen drithëra buke. luledielli, agrume, ullinj etj. Në tokat e saj është ngritur NB «Vrina». Për ujitjen e fushës është ngritur ujëmbledhësi i Bezhanit me vëllim 4.5 milionë _m! dhe aftësi ujitëse 2000 ha. Në J të rushës së Mursisë deri në Konispol shtrihet fusha sarstike e Vardarit, në formë grope të mbyllur rga rrjedhje sipërfaqësore, që mbillet me grurë. _ JL të Vurgut dhe në L të malit të Milesë zeri në grykën e Bogazit shtrihet fusha kodrlnore e Vagalatit, që ujitet nga kanali «Thoma Filipeu». Në V të fushës së Vurgut shtrihet fusha e Delvinës që përshkohet nga rrjedhja e ulët e 1. Kalasa e dega e djathtë e tij, Gajdari. Ajo përbëhet_nga disa fusha më të vogla (fusha e Bajkajt, e Vanës, e Nivicës, e Palavlisë etj.) Me sistemimin e 1. Kalasa dhe të degëve të tij dhe ndërtimin e ujëmbledhësit të Bajkajt fusha e Delvinës sot është kthyer në një zonë të lulëzuar (mbilien drithëra buke, oriz, luledielli etj.). Kodrat që shtrihen midis fushave dhe anës tyre (kodrat e Volloderit, të Vanës, Finiqit, Vagalatit, Ksamilit, Gjashtës etj.) janë tarracuar dhe mbjellë me hardhi, agrume, ullinj etj.
Klima e P. të D. është më e ngrohta në Shqipëri. Rrezatimi diellor arrin 2706 orë (Xarrë), numri i ditëve me diell 343 (Xarrë), temp. mesatare vjetore 17.5° (Sarandë), temp. më e ulët absolute -7.3° (Krane), dhe më e larta 42.4°C. (Çiflig). Sasia mesatare e reshjeve është 1524 mm (Krane). Bimësia më e përhapur është ajo e makjeve mesdhetare (deri në 600-800 m lartësi) si xina, mareja, shqopa, përralli, dafina, gjeshtra, sherbela, bezga etj. Ka edhe drurë pyjorë si; vaianidhi, ilqja, qiparizi etj. Sipërfaqe të mëdha me makje janë shpyllëzuar e mbjellë me drurë frutorë. Në P. e D. rrjedhin lumenjtë Bistrica, Kalasa dhe Pavlla, gjenden burimet karstike të Bistricës (Syri i Kaltër), Navaricës, Tatzatit etj.
(Me.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pellgu I Delvinës