PESHQIT
✤ (Pisces). Kërbishtorë që jetojnë në ujëra të ëmbla ose të kripura, Tne trup të zgjatur si bosht, zakonisht të mbuluar me luspa, me pendë mbi shpinë e që marrin frymë me velëza. Përbëjnë numrin më të madh midis kërbishtorëve. Mund të jenë me skelet kërcor (Chondrichthyes si peshkaqenët e skadhinat, dhe eshtërorë (Osteichthyes) si krapi, ngjala, levreku etj. Rriten nga 1 cm deri 20 m, me peshë nga 1 gr deri 15 kv. e përgjithësisht me temp. të ndryshueshme sipas mjedisit ku jetojnë. Shtohen zakonisht me vezë. Mishi i tyre ka vlera shumë të mira ushqyese. Sidomos te P. e detit ka përmbajtje të lartë të fosforit, jodit, kalciumit, bakrit, zingut etj Iktiofauna e Shqipërisë përfaqësohet nga rreth 260 lloje P. Më të rëndësishmit janë: në det sardela, stavrida, merluci, barbuni, peshkaqenët, skadhinat etj; në ujëra të ëmbla: krapi, gjuca, ballëgjeri dhe në gjole të kripur bregdetare: ngjala, levreku, qefulli, kocja etj. Të përmendur janë korani (Pogradec) e trofta (Valbonë etj.). Pas Çlirimit, krahas peshkimit (shih) i është kushtuar kujdes shtimit e rritjes së peshkut në stacione të posaçme në ujërat e ‘brendshme. Përveç krapit e ballëgjerit, vitet e fundit ka filluar shtimi i levrekut. Për vlerat ushqimore aftësitë e përshtatjes dhe kushtet e mjediseve natyrore të gjoleve bregdetare, shtimi e rritja e qefujve, levrekut, koces dhe rritja e ngjalave ka perspektivë, e po ashtu e troftës në ujërat e Bistricës.
(N.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Peshqit
[cite]