PEZA MYSLIM


PEZA MYSLIM
✤ (1887-1984). Patriot demokrat e luftëtar i vendosur antizogist, një nga figurat më të shquara të Luftës ANÇ dhe të ndërtimit socialist të vendit, komandant legjendar partizan, nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, për një kohë të gjatë nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1946-1982), Hero i Popullit, Hero i Punës Socialiste. Lindi në fshatin Pezë të Tiranës më 1.5.1897 në një familje me tradita . patriotike. Pjesëmarrës në lëvizjen demokratike të viteve 1920-1924 dha sinjalin për kundërshtim të hapur ndaj regjimit të A. Zogut, me vrasjen e Osman Balii (1926), vegël aorre e Esat Pashë Toptanit dhe A. Zogut. Pas 4 vjet qëndrese me armë në dorë kundër regjimit të Zogut, më 1930 detyrohet të .mërgojë jashtë shtetit, ku vazhdoi veprimtarinë në lidhje e bashkëpunim edhe me patriotë të tjerë antizogistë. U kthye në atdhe menjëherë pas pushtimit fashist (1939), dhe veproi kundër pushtuesit, duke organizuar çetën e parë patriotike të Pezës (1940). Moment vendimtar në veprimtarinë e M. P. ishin takimet e tij me sh. Enver Hoxha (1939, 1941). Ai pranoi plotësisht platformën politike të shokut Enver për organizimin e luftës së armatosur kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit, si dhe propozimin e tij që në Çetën ePezës të dërgoheshin komunistë. Me vajtjen e komunistëve në çetë, ajo u kthye në çetë partizane me komandant M. P. dhe komisar poiitik Vasil Shanton (shih: Çeta partizane e Pezës). Me qëndrimin e patundur dhe me besnikërinë e pafund ndaj vijës së PKSH, M. P. dha kontribut të shquar për bashkimin e popullit në rontin NÇ dhe për organizimin e zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve të vendit. Zona e Pezës u kthye në një bazë luftarake shumë të rëndësishme për Partinë dhe lëvizjen çlirimtare. M P. udhëhoqi me guxim e zotësi të rrallë shumë luftime në: këtë zonë dhe u dallua si mjeshtër i luftës partizane. Mori pjesë në Konferencën Antifashiste NÇ të Pezës, që u mbajt në shtëpinë e tijt. si përfaqësues i nacionalistëve shqiptarë që kishin përqafuar qysh në fillim e pa rezerva vijën e PKSH. Konferenca e zgjodhi anëtar të Këshillit. të Përgjithshëm NÇ të Përkohshëm (1942); mbledhja e Labinotit e Këshillit të Përgjithshëm NÇ e zgjodhi anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ; Kongresi I Antifashist i Përmetit e zgjodhi anëtar të KANÇ dhe nënkryetar të Komitetit Antifashist kurse mbledhja e dytë e KANÇ në Berat (1944) e emëroi nënkryetar të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë-. Në masat e popullit njihet me emrin Babë Myslimi. Pas Çlirimit të Atdheut, ka dhënë një ndihmesë të madhe për forcimin e unitetit të popullit rreth PPSH me shokun Enver Hoxha në krye„ për forcimin e pushtetit popullor dhe ndërtimin socialist të vendit. Anëtar i PPSH më 1952. Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.

(M.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Peza Myslim


[cite]