PIQERASI


PIQERASI
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (VP), në bregun e detit Jon. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Lulcovës (shih). Është fshat i vjetër. Përmendet në burimet osmane me 1431 me emrin Pikerni. Këshilli NÇ u krijua në tetor 1942, në mars 1943 u ngrit çeta territoriale e fshatit. Në P. kanë lindur Heronjtë e Popullit Vasil Laçi e Mitro Xhani. Koop. bujqësore u ngrit në gusht 1955. Në mars 1960 u krijua koop. e bashkuar që përfshinte edhe fshatin Sasaj. Tani përfshihet në NB «Lukova». Drejtimi kryesor i ekonomisë janë ullinjtë dhe agrumet. P. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. Shtëpitë e V. Laçit e M. Xhanit janë kthyer në shtëpi-muze.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Piqerasi


[cite]