PISHA
✤ (Pinus L.). Dru i familjes së pishave (Pinaceae) që në Shqipëri ndeshet me 15 specie, prej të cilave 7 të përhapura në mënyrë natyrore: pisha e butë, e egër, e zezë, arneni, rrobulli, hartina dhe kërleka. Pisha e detit, më e përhapura, ka trung të drejtë pothuaj cilindrik, vetëkrasitet mirë nga degët e poshtme, me kurorë te drurët e rinj piramidale, te ata të moshuar gati e rrumbullakët ose në formë ombrelle, me bisqet e të dy tipave të gjatë dhe

të shku’rtër, gjethet I ka në formë halash të

gjata e të ngushta, të blerta, të eilat qëndrojnë bashkë nga 2,3 ose 5 të mbështjella prej një cipe të hollë, lulet mashkullore dalin në sqetullat e sytheve, ato femëroret dalin anash OSe nën lulet mashkullore. Bën fryt një boçe të pajisur me mëlluga të drunjta. P. shumëzohet kryesisht me farë e cila është e pajisur me një krah. P. ka pak kërkesa ndaj tokës në krahasim me bredhat. Shpesh rritet në toka të thata ranore, shkëmbore, kënetore etj., por më mirë zhvillohet në toka të freskëta ranore-argjilore dhe argjilore, veçanërisht në ato humusore. Disa prej tyre rriten në malet e larta, ku temp. është e ulët (kërleka, rrobulli, hartina etj.), disa të tjera zbresin poshtë në zonat e ngrohta bregdetare e me sasi të pakta reshjesh (P. e butë, e detit, e egër etj.). Janë drurë dritëdashës. Pyjet e P. në Shqipëri zënë sipërfaqe të mëdha kryesisht ato me P. të zezë. Në shumë raste janë të përziera edhe me specie të tjera. Druja e P. ka ngjyra sipas species zakonisht me kanale rrëshinore. P. ka vlera të mëdha për ekonominë pyjore dhe ind. e përpunimit të drurit. Veç lëndës së drurit, nga P. nxirren edhe shumë prodhime të dyta si rrëshira, farërat, lëvorja halat etj., që përdoren në degë të ndryshme të ekonomisë.

(Ll.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pisha


[cite]