PJESHKA
✤ (Prunus persiea L.). Dru frutor i familjes trëndafilore (Rosaceae), që arrin lartësi 4-5 m me gjethe të thjeshta, gjatore-heshtore me buzë të sharruara, me lule të vetmuara me 5 petëla ngjyrë trëndafili, të cilat çelin para gjetheve në shkurt, mars ose prill. Bën fryt një kokërr të rrumbullakët shumë të butë me ngjyrë të verdhë, të kuqe, të gjeibër-krem, me lëng, me ose pa push që piqet prej qershorit deri në tetor. P. është me prejardhje nga Kina, në Shqipëri është e përhapur kudo, por më shumë kultivohet rreth qyteteve Tiranë,, ) Vlorë, Berat, Durrës, Shkodër, Lushnje, Gjirokastër etj. ku janë mbjellë pemëtore me P. ku nga ngastra të veçanta merren 200, 300 e më shumë kv/ha. Frytat e P. kanë vlera të larta ushqimore,v-/f përmbajnë 13.6-20% lëndë të thatë, 8.6-12.7% sheqer, disa vitamina etj. Përdoret si frutë e freskët, për përgatitjen e kompostos, reçelit, lëngjeve etj. Është ndër drurët frutorë me mjaft vlerë. Druja e P. që ka ngjyrë si të kuqerremtë me rremba është e ngjeshur dhe meqenëse merr .J lustër të mirë, përdoret për të përgatitur orendi zbukurimi.

(R.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pjeshka


[cite]