PLANI UNIK I PËRGJITHSHËM SHTETËROR


PLANI UNIK I PËRGJITHSHËM SHTETËROR
✤ Përbëhet nga pjesë të ndryshme të lidhura, të ndërvarura e të bashkërenduara midis tyre, nëpërmjet të cilave caktohen drejtimet, përpjesëtimet dhe detyrat e zhvillimit të ekonomisë, të kulturës e të fushave të tjera të jetës në socializëm. Me anë të këtij plani, që është i adresuar dhe i detyrueshëm për zbatim, shteti socialist siguron drejtimin dhe kontrollin e centralizuar mbi prodhimin, shpërndarjen dhe gjithë jetën ekonomike të vendit. Në themel të hartimit të P. U. të P. Sh. qëndrojnë kërkesat e ligjeve ekonomike objektive të socializmit, vija e përgjithshme e PPSH për ndërtimin e socializmit dhe politika ekonomike e saj. Me anë të planit unik të ekonomisë vihet në jetë gjithë programi i Partisë për ndërtimin socialist të vendit. Praktika revolucionare e ndërtimit to’në socialist ka vërtetuar domosdoshmërinë e hartimit dhe të zbatimit të P. U. të P. Sh. dhe ka hedhur poshtë teorizimet dhe praktikat revizioniste mbi rolin përcaktues të tregut në zhvillimin e «ekonomisë socialiste». (Be. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plani Unik I Përgjithshëm Shtetëror


[cite]