ALBTURIZMI
✤ Ndërmarrje tregtare në RPSSH, e specializuar për shërbimin turistik të brendshëm e të jashtëm. U krijua më 1955 me qendër në Tiranë dhe me degët në rrethe të ndryshme të vendit, AT. e zhvillon veprimtarinë sipas planit të shtetit dhe ka për detyrë të krijojë kushte sa më të mira udhëtimi e qëndrimi në hotelet e veta pëi punonjësit dhe për vizitorët e huaj. Për këtë qëllim ka zgjeruar e modernizuar vazhdimisht shërbimet. Më 1982, në krahasim me v. 1955, numri i shtretërve ishte shtuar 15 herë. AT. mban lidhje me firmat turistike të huaja (shih edhe: Turizmi).
(S.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Albturizmi
[cite]