ANONYMI DESCRIPTIO EUROPAE ORIENTALIS
✤ (Përshkrim i Evropës Lindore prej një Anonimi). Vepër që përshkruan disa vende të Evropës në rrugën drejt Lindjes («Tokave të shenjta»). Vepra datohet rreth 1308 dhe mund të jetë shkruar prej një murgu polak. Megjithë kufizimet, është një burim me interes për historinë mesjetare të trevave shqiptare në aspektet e saj ekonomiko-shoqërore dhe politike.
Autori e përshkruan Arbërinë si një krahinë «të gjerë e të madhe», përmes së cilës kalojnë rrugët «më të mira, të lehta e të sigurtas për në Lindje. Duket se ai ka ardhur në trevat shqiptare nga VL, duke u njohur në radhë të parë me viset e brendshme malore që merren, siç thotë ai, me blegtori dhe kanë me shumicë prodhime bulmeti, ndërsa pak drithë e bukë, dhe ku popiillsia përbëhet nga barinj. Ndërsa vihet theksi tek tiparet primitive të jetës së tyre, flitet më pak për trevat me zhvillim më të madh, me popullsi bujqësore dhe vendbanime qytetare; si i tillë njihet vetëm qyteti i Durrësit. Nga ana tjetër, njihen princat e vendit si sundimtarë të pavarur që nuk i nënshtrohen kurrkujt; vetëm me vullnetin e tyre mund të mbahet mbreti anzhuin si kryezot i vendit. Popullsia është shumë luftarake, vendasiit janë shigjetarë e heshtëtarë të mirë me flokë bjondë («të bardhë») dhe sy të kaltër. Burimi me njëanshmërinë e tij ka shërbyer si argument për të ashtuquajturin «primitivitet» të shqiptarëve në mesjetë, që kundërshtohët nga mjaft burime t§ tjera.
(A.Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Anonymi Descriptio Europae Orientalis