PLENUMI VII I KQ TË PPSH


PLENUMI VII I KQ TË PPSH
✤ maj 1975. U mbajt nga 26-28 maj 1975. Shqyrtoi dhe diskutoi përfundimisht veprimtarinë armiqësore të grupit tradhtar të Abdyl Këllezit (ish-kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit), Koço Theodhosit (ishministër i Industrisë dhe Mkiierave) dhe Kiço Ngjelës (ish-ministër i Tregtisë). Veprimtarinë e vet kundër Partisë dhe socializmit në lëmin ekonomik ky grup e zhvillonte në iidhje e bashkëveprim me grupet e tjera tradhtare. Si grupi i B. Ballukut, ashtu edhe grupi i A. Këllezit mbështeteshin në ndihmën e përkrahjen e armiqve të jashtëm, imperialistëve dhe revizionistëve. Grupi zhvillonte veprimtarinë e vet në disa drejtime. Përpiqej të shtrembëronte e të pengonte zbatimin e vijës ekonomike të Partisë, duke përhapur pikëpamje e praktiKa borgjezo-revizioniste, duke u munduar të fuste forma e metoda të vetadministrimit titist e të ekonomizmit kapitalist. Çrregullime të mëdha sollën tradhtarët në planifikimin ekonomik. Por krimin më të madh ata e kryen duke sabotuar nxjerrjen e përpunimin e naftës e të gazit, nxjerrjen e qymyrgurit, kërkimet gjeologjike, ndërtimln e veprave të reja (në bashkërendim me planet e udhëheqjes revizioniste kineze) etj. Me mbështetjen e ish-drejtuesve të Ministrisë së Bujqësisë kryen veprime minuese edhe në bujqësi. Veprimtari armiqësore zhvilluan edhe në fushën e tregtisë së jashtme. Qëllimi i armiqve ishte të likuidonin Partinë e Punës dhe renain socialist. Për këtë përpiqeshin ta linin vendin pa lëndët e para strategjike e pa bukë, të pengonin zhvillimin e industrisë e të ekonomisë në përgjithësi, ta orientonin ekonominë popullore në rrugë të shtrembër, ta vinin atë në varësi të imperialistëve e revizionistëve. P. VII i përjashtoi A. Këllezin e K. Theodhosin nga Byroja Politike, nga KQ e nga Partia, duke i shkarkuar njëkohësisht nga gjithë funksionet shtetërore. Kiço Ngjelën e përjashtoi nga KQ e nga Partia Plenumi VIII i KQ të PPSH (tetor 1975).

Shkatërrimi i grupit armik në ekonomi dhe direktivat përkatëse që dha P. VII ndihmuan drejtpërdrejt në plotësimin e planit të 5-të pesëvjeçar e në hartimin e planit të 6-të pesëvjeçar mbi baza të shëndosha të parimeve e të vijës ekonomike marksiste-leniniste të Partisë. Më vonë do të dilte në dritë se koka e grupit armik në ekonomi, ashtu si edhe në ushtri e në fushën ideologjike, ishte kryetradhtari Mehmet Shehu.

(Y.Pl.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi Vii I Kq Të Ppsh


[cite]