PODA ZYLYFTAR


PODA ZYLYFTAR
✤ ( ?— 1835). Udhëheqës i kryengritjeve popullore antiosmane të viteve 20-30 të shek. XIX. Emrin e kishte Ujaz, por duke shërbyer për një kohë pranë Ali pashë Tepelenës me funksionin e silahdarit u quajt Zylyftar. Pas shembjes së Pashallëkut të Janinës, i prekur nga reformat eentralizuese osmane, u hodh në radhët e krerëve feudalë të pakënaqur, mori pjesë në Kuvendin e Beratit të vitit 1828. Më 1830 u përpoq të shkrinte kryengritjet lokale në një kryengritje të përgjithshme feudale shqiptare, duke hyrë në bashkëpunim me krerë të tjerë të Shqipërisë së Jugut e me Mustafa pashë Bushatlliun. Pas disfatës së Mustafa pashës, i mbetur pa asnjë ndihmë, u thye në maj 1831 nga foreat osmane dhe’U tërhoq në kështjellën e Melesinit në Leskovik. Në fillim .të gushtit 1831, Z. P. pranoi të pushonte qëndresën me disa kushte që u pranuan nga osmanët. U largua nga Shqipëria dhe u strehua në Kretë, tek Mustafa pashë Gjiriti me origjinë shqiptare nga krahina e Korçës. Në pranverën e vitit 1833 Z. P. pranoi të vinte në jetë planin e hartuar nga disa krerë feudalë shqiptarë e nga Mehmet Ali pasha i Misirit (shih) për organizimin e një kryengritjeje në Shqipëri. Në pamundësi për të zharkuar në Sarandë, doli në Misolongji, por dështoi dhe kërkoi falje. Nuk pranoi të shkonte në Shqipëri për të shtypur kryengritjet popullore. Në vjeshtën e vitit 1835, me urdhër të sulltanit, u vra bashkë me fëmijët, ndërsa pronat e familjes së tij i kaluan arkës shtetërore.

(L.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Poda Zylyftar


[cite]