PODA
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (J), në V të krahinës së Leskovikut, në krahun e majtë të Langaricës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Radanj (shih). Pranë fshatit ndodhet një vendbanim shpellor i periudhës prehistorike. Përmendet në burimet e shkruara të shek. XV. P. është vendlindja e Zylyftar Podës. Nga ky fshat ka prejardhjen familja e Heroit të Popullit Skënder Çaçi. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Punëtorët Thanas Nine e Mina Fane të këtij fshati janë dëshmorët e parë të krahinës së Kolonjës. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Radanjit. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave. Është e përmendur për arrat e qershitë. P. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Poda
[cite]