POPI MIHAL


POPI MIHAL
✤ (1909-1979). Aktor, Artist i Popullit. Lindi në Shkodër në një familje të varfër qytetare. Veprimtarinë teatrore e nisi që më 1928, kur në Tiranë u krijua grupi i teatrit amator. Në fillim interpreton role të plani’t dramatik. Në shoqërinë teatrore «Tirana» (1932) ku ishte edhe kryetar, u forcua më tepër ana komike e individualitetit të tij artistik, i cili gjeti zhvillimin e plotë pas Çlirimit në teatrin profesionist. Ishte një nga aktorët e parë të «Teatrit Popullor®. Më 1948 interpreton rolin e Qazim Mulletit te komedia «Prefekti» e B.Levonjës, këtu afirmoi talentin e tij si aktor i shquar i planit komik. Aftësitë komike të aktorit u shpalosën gjerësisht në interpretime me sukses, si të Anton Antonoviçit te «Revizori» i N Gogolit (1952), të Falstafit të komedisë së U. Shekspirit «Gratë gazmore të Uindsorit» (1959), të Zhurdenit te komedia e Molierit «Borgjezi fisnik» (1962) etj. Për vite me radhë M. P. ka krijuar edhe në Estradën e Tiranës si aktor dhe si regjisor. Ai bënte punë këmbëngulëse për të krijuar një unitet harmonik midis pëfmbajtjes ideore dhe formës me nivel të . lartë artist.ik të roleve të shumta dhe të planeve të ndryshme. (K.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Popi Mihal


[cite]