POROÇANI


POROÇANI
✤ Fshat në rrethin e Gramshit (VL), në rrjedhjen e sipërme të Holtës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gjera, Kabash, Holta, Lleshaj, popullsia gjithsej 2743 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë që në shek. XIII, XIV. Këshilli NÇ u ngrit në mars Nga Holta dhe fshatrat e tjera të Poroçanit në dimrin e 1943-1944, duke çarë me sukses rethimin gjermanoballist, kaloi dhe u strehua e u prit ngrohtësisht nga populli një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ me sh. Enver Hoxha në krye. Në këtë krahinë tepër malore kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1959. Sh. Enver Hoxha në një takim që pati pas Çlirimit me disa fshatarë nga Holta dha porosi të vlefshme që të mos braktisen fshatrat malore dhe t’u jepet ndihma e nevojshme për zhvillimin e përparimin e tyre. Ato sot janë zhvilluar në mënyrë të gjithanshme. P. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave, patates, fasules dhe rritjen e bagëtive të imëta. P. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, spital, muze, njësi tregtare e komunaie.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Poroçani


[cite]