POLISI
✤ Rrethinë etnografike që shtrihet në shpatin e maiit të Polisit (shih). Ndahet në dy pjesë: në P. e Madh dhe në P. e Vogël, Në të kaluarën e përshkonte për së gjeri rruga e karvaneve që lidhte Elbasanin me Shkupin e Manastirin. Gjatë kësaj rruge në Xhyrë, Babje etj. kishte hane për karvanet. Banorët e P. si bazë ekonomike kishin blegtorinë, por merreshin edhe me bujqësi. Për plotësimin e nevojave ekonomike polisarët merreshin edhe me nxjerjen e lëndës së ndërtimit, dërrasave në pyjet dhe punonin si zejtarë shtegtues, kryesisht sharrëtarë e si punëtorë krahu. Bien në sy veçoritë e traditave të veshjes popullore. Ndërsa burri ka veshjen e përbashkët të rrethit të Elbasanit, gruaja e P. paraqitet me xhokën e zezë qëndisur me gajtana të kuq, me shije të rrallë. Pas Çlirimit ekonomia tradicionale u zhvillua në forma organizative të reja, me mjete pune e prodhimi moderne me një agroteknikë të përparuar. Janë ngritur mjaft institucione social-kulturore, shëndetësore dhe arsimore.
(Rr.Z.)
✤ Fshat në rrelhin e Librazhdit, në krahun e majtë të rrjedhës së Shkumbinit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin dhe fshatrat Gostimë, Mirakë, Gurshpatë, Vilan, Sheh, popullsia gjithsej 4231 banorë. Është vendbanim i vjetër, në L ndodhen mbeturinat e një qyteze. Ruhen gojëdhëna mbi luftërat e Gjergj Arianitit (Gjorg Golemi) në shek. XV kundër pushtuesve osmanë. Është i përmendur për mjeshtërinë e përpunimit të bulmetit. Në gusht 1944 këtu u formua batalioni partizan i P. Në dimrin e v. 1943-1944 ka kaluar nga P. dhe është strehuar këtu një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ me shokun Enver Hoxha në krye. Sot është qendra e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Polisi