POTOMI
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, në L të Çorovodës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gjergjovë, Koprenckë, Qafë, Visockë, Gërmenj, popullsia gjithsej 1681 banorë. Pranë P. gjendet një kala ilire e shek. III-II p.e.r. Këshilii NÇ i fshatit u ngrit më 1942. Në Visockë ka qenë spitali partizan. P. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. P. ka shkollë të mesme bujqësore, 2 shkolla 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, spital, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Potomi


[cite]