PUNA NË SOCIALIZËM


PUNA NË SOCIALIZËM
✤ Veprimtari e dobishme, e vetëdijshme dhe e organizuar e klasës punëtore dhe e fshatarësisë kooperativiste, që janë forca vendimtare për zhvillimin dhe përsosjen e prodhimit shoqëror. Puna qëndron në themel të jetës shoqërore dhe përbën kushtin e parë, të përhershëm dhe të domosdoshëm të prodhimit. Në socializëm puna ka përmbajtje të re shoqërore, që buron nga karakteri i marrëdhënieve soeialiste në prodhim. Në kushtet e rendit socialist ajo merr formën e punës për shoqërinë dhe të punës për vete, ndërsa produkti merr formën e produktit për shoqërinë dhe të produktit për vete. P. në S. ndryshe nga sa ndedh në vendet kapitaliste, borgjeze e revizioniste, ku ajo është objekt shfrytëzimi të egër, ka karakter të lirë dhe të drejtpërdrejtë shoqëror. Ajo ka një përmbajtje të re e të thellë krijuese dhe kthehet në pjesë përbërëse të natyrës së njeriut, në gëzim dhe kënaqësi për njeriun, në një çështje nderi dhe lavdie.

Në socializëm puna është e drejtë e përgjithshme, garantohet nga shteti për çdo anëtar të shoqërisë të aftë për punë. E drejta për punën është e lidhur ngushtë me detyrën e përgjithshme të çdo punonjësi për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në punë të dobishme shoqërore, në radhë të parë në punë prodhuese. E drejta dhe detyra për punë në soeializëm realizohet duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm. Përmbajtja e re që ka puna në socializëm përcakton dhe qëndrimin socialist ndaj saj. Kjo shprehet në pjesëmarrjen aktive dhe të vetëdijshme në punë të dobishme shoqërore të të gjithë njerëzve të aftë për punë, në rendimentin e lartë të saj dhe ndjenjën e kursimit, në nderimin për çdo lloj pune të dobishme dhe në radhë të parë për punën prodhuese, në nismat krijuese dhe ndihmën reciproke të punonjësve etj.

« P. në S. shfaqet në këto forma shoqërore: puna prodhuese dhe puna joprodhuese, puna e kualifikuar dhe puna e pakualifikuar, puna fizike dhe puna niendore, puna për shoqërinë dhe puna për vete. Të gjitha këto forma shoqërore të punës shërhejnë për krijimin e të mirave materiale e kulturore dhe rritjen e mirëqenies së masave punonjëse.

Puna prodhuese është puna që kryhet drejtpërdrejt në sferën e prodhimit material. Puna joprodhuese është puna që kryhet në sferën joprodhuese ku, megjithëse nuk krijohen të mira materiale, realizohet një punë e dobishme shoqërore. Për rëndësinë vendimtare që ka puna prodhuese në vendin tonë, gjatë gjithë periudhës së ndërtimit socialist përparësi i është dhënë zhvillimit të sferës prodhuese. Puna. fizjke është puna që kryhet për të vënë në veprim mjetet e punës me të cilat njeriu shndërron objektet e punës dhe karakterizohet nga një shpenzim relativisht më i madh i energjive fizike në krahasim me ato mendore. Puna mendore është puna që kryhet kryesisht me anë të harxhimit të energjive intelektuale. Në socializëm zhduket kontradikta ndërmjet punës fizike dhe mendore. Ndërmjet këtyre dy formave shoqërore të punës ka dallime thelbësore, të cilat në RFS të Shqipërisë ngushtohen vazhdimisht si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm ekonomiko-shoqëror. Puna e kualifikuar është një gërshetim i punës fizike me punën mendore, për kryerjen e së ciles punonjësi duhet të ketë shprehi të caktuara arsimore, profesionale e kulturore. Puna e pakualifikuar është zakonisht ajo punë, kryerja e së cilës nuk kërkon nga ana e punoniësit ndonjë përgatitje të posaçme tekniko-profesionale dhe si rregull i përgjithshëm mbështetet kryesisht në punën e dorës.

(V. Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Puna Në Socializëm


[cite]