PREFEKTI
✤ Komedi e Besim Levonjës. Disa skena të saj janë shkruar dhe luajtur gjatë Luftës ANÇ dhe u përfundua si vepër e plotë më 1948. Pasqyron me vërtetësi historike aspekte nga periudha e Luftës ANÇ (në vitin 1942), kur PKSH qe vënë në krye të masave popullore dhe po i udhëhiqte ato’ me sukses në revohicionin p’opullor. Janë bërë objekt i humorit e i satirës veprimet e klasave sunduese, irijoranca, dallaveret dhe ryshfetet e tyre si dhe paniku e frika, që i kish mbërthyer ata edhe pushtuesit e huaj nga përmasat e mëdha të Luftës.
Në qendër të komedisë është vendosur figura e prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti. Përmes figurës së tij jepet një përgjithësim artistik i një tipi social të përcaktuar, i tradhtarit kuisling. Komedia nxjerr në pah se bashkëpunëtorët e pushtuesve qenë bërë plotësisht të paaftë për të mbajtur makinën shtetërore. Komedia afirmon fuqinë ngadhënjyese të popullit, mençurinë popullore. Nëpërmjet karaktereve dhe situatave komike jepet fundi tragjiko-komik i klasave shfrytëzuese dhe epërsia e luftës dhe e idealit socialist.
(Me.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Prefekti
[cite]