PUNA
✤ (1945). Gazetë politiko-shoqërore, organ i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Botohet dy herë në javë. Numri i parë doli më 1 maj 1945. Trajton problemet që lidhen me veprimtarinë e B. P. për edukimin komunist dhe mobilizimin e klasës punëtore e të punonjësve të tjerë për plotësimin e detyrave në të gjitha fushat. Në faqet e saj pasqyrohet jeta e gjallë, puna e heroizmi i klasës punëtore të Shqipërisë për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e Atdheut. Trajton edhe problemet e politikës së jashtme të vendit, si dhe luftën e proletariatit botëror për liri e drejtësi, e, veçanërisht, problemet e lëvizjes sindikale.

(K. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Puna


[cite]