QAFA E MUZINËS
✤ Qafë në rrethin e Sarandës, në lartësinë 575 m, nëpër të cilën kaion rruga nga Gjirokastra në Sarandë. Lidh pellgun e Delvinës me luginën e Drinos dhe ndan Malin e Gjerë nga mali i Stugarës. E ndërtuar nga gëlqerorë, është formuar nga një shkëputje tektonike që ka pasuar proceset e erozionit e të karstit. Qafa dhe faqja L është e zhveshur, rriten sherebeië, sfaka etj., ndërsa faqja P është e veshur me shkurre mesdhetare. Në rrëzën P dalin burimet e Bistricës (shih).
(Me. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Muzinës
[cite]