QARKU
✤ Ndarje tokësore administrative e vendit tonë nga 1953 deri më 1958. Në atë kohë Shqipëria ndahej në 10 qarqe: të Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës. Q. përbëheshin prej disa rrethesh dhe qytetesh. Në Q. vepronin këshillat popullorë, komitetet ekzekutive, gjykatat, prokuroria dhe komanda ushtarake.

(Z. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qarku


[cite]