QENDRAT SHËNDETËSORE
✤ Poliklinika të vogla që ngrihen në bazën e fshatit të bashkuar. Në to shërbejnë mjekë të përgjithshëm, pediatër, stomatologë, farmacistë, mami dhe personel i mesëm mjekësor. Kryejnë shërbimin ambulator për fshatrat, shkollat, kopshtet e çerdhet dhe koop. bujqësore. Personeli mjekësor ka për detyrë të zhvillojë veprimtari në fushën e higjienës e të profilaksisë. Bëjnë dispanserizimin e sëmundjeve që kanë interes për ndjekje si dhe të sëmurëve kronikë. Mbajnë lidhje me institucionet e mjekimit spitalor dhe ambulator të rrethit të tyre. Q. Sh. janë ngritur vetëm pas Çlirimit, ndërsa në të kaluarën nuk ka pasur mjekë që të punonin në fshat.
(G .Tr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qendrat Shëndetësore
[cite]