QIRIAZI SEVASTI


QIRIAZI SEVASTI
✤ (DAKO) (1871-1949). Atdhetare dhe ndër të parat organizatore të arsimit shqiptar për femra. Me kujdesin e N. Frashërit, kreu shkollën e lartë në Stamboll dhe u kthye në Shqipëri për të punuar në shkollën shqipe të vashave (1891). Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit (1909), qe anëtare e komisionit për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria «Përparimi». Botoi «Gramatikën elementare për shkollat fillore» (Manastir 1912), «Shkronjëtoren e Gjuhës Shqipe»

dhe përgatiti për botim serinë e teksteve të historisë së kohës së moçme, të mesme, të re dhe të sotme etj. Në vitet 1914-1918 bashkëpunoi me Ismail Qemalin dhe personalitete të tjera politike. Në krye të organizatës «Partia Kombëtare Shqiptare» (Partia Politike) me qendër në Uorcester (ShBA) punoi për mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë në forume ndërkombëtare. Bashkëpunoi me të motrën Parashqevi Qiriazi (shih) për botimin e revistës «Ylli i Mëiagjesit». S. Q. luftoi kundër koncepteve obskurantiste të kohës, që i mohonin gruas nevojën për arsim, dhe rolin e tyre në jetën shoqërore të kombit, duke i dënuar këto qëndrime me shkrime.

(Sh. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qiriazi Sevasti


[cite]