RËRAT E RANORËT


RËRAT E RANORËT
✤ Shkëmbinj sedimentarë copëzorë, të përbërë nga minerale e grimca shkëmbore me forma, përmasa e shkallë të ndryshme rrumbullakimi. Rërat janë të shkrifta, ndërsa ranorët janë të çimentuar nga lënda deltinore silicore, karbonatike, hekurore etj. Mund të ke~ në prejardhje aluviale, proluviale, liqenore, detare, të erërave dhe të akullnajave. Rëndësinë dhe vlerën më të madhe ekonomike e kanë R. aluviale dhe detare.

Në Shqipëri gjenden rezerva të mëdha R. poliminerale. Veçanërisht të mëdha e me cilësi të mirë për ndërtim janë rërat e shtrateve dhe tarracave të pjesëve të mesme e të poshtme të lumenjve Vjosë, Shkumbin, Mat, Drin, Erzen etj. Rezerva R. mjaft të asortuara kanë ranishtet dhe sopet bregdetare të Adriatikut, që përmbajnë dhe shkrifërime (shih). Në krahinën e Bilishtit janë zbuluar vendburime rërash kuarcore, me ngjyrë hiri të çelur deri të bardhë, me përmbajtje kuarci mbi 80%, të përshtatshme për ind, e qelqit, të qeramikës dhe për metalurgjinë. Në Shqipëri janë përhapur edhe ranorët. Më të studiuar nga ana industriale janë ata miocenikë në Ultësirën Pranëadriatike e sidomos në Ultësirën e Tiranës (Priskë, Mëzez), të përshtatshme për metalurgjinë, për ndërtim e për të prodhuar tulla silikate.

(B. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rërat E Ranorët


[cite]