RADANJI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (J), në krahun e djathtë të rrugës Ersekë-Leskovik. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gërmenj, Podë, Vrëpckë, popullsia gjithsej 977 banorë. Këshilli NÇ u ngrit në tetor 1942. Këtu gjatë Luftës ANÇ fashistët kanë masakruar banorët. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Është qendër e koop. bujqësore me të njëjtin emër formuar më 1970. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave dhe rritjen e dhive. Kultivohet mirë fasulja pllaqi. R. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Radanji


[cite]