RADIO-GJIROKASTRA
✤ Qendër lokale për emisione radiofonike në Gjirokastër. U ngrit në tetor 1945, më 1970 u ndërtua stacioni i ri i fuqishëm dhe më 1974 nisi nga puna edhe studioja e re moderne.
R. Gj. pasqyron jetën dhe arritjet e punonjësve të rretheve të Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit e të Tepelenës. Transmeton 5 orë e gjysmë program në ditë, duke përfshirë 45 min. program kombëtar dhe 30 min. program në gjuhën greke për pakicën kombëtare greke. Emisionet dëgjohen në gjithë truallin e RPSSH. dhe jashtë vendit.
(F. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Radio-Gjirokastra
[cite]